Sot zyrtarisht kanë filluar punimet në rrugën alternative Kotlinë Ivajë, e cila rrugë do të lehtësoj qarkullimin e disa fshatrave pothuajse të izoluara nga bllokimi i magjistrales Kaçanik Hani i Elezit. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, vendpunishten e vizitoi Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Nënkryetari Ylber Bajra me bashkëpunëtorë. Në vendpunishte ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Zëvendësministri Rexhep Kadriu. Kryetari Ilazi uroi banorët në fillimin e këtyre punimeve, ndërsa shtoi se kjo rrugë do të lehtësoj qarkullimin e banorëve të kësaj ane, të cilët për të ardhur në Kaçanik duhet të kalojnë kilometra të tërë. Kryetari uroi që punimet të kryhen në afat sa më të shpejtë. Për rrugën e re, banorët i përgëzoi edhe Nënkryetari Ylber Bajra. Gjatësia e kësaj rruge do të jetë rreth dy kilometra.
Must Read