26,12,2024

Fillojnë Lojërat Olimpike, Kosova shkruan historinë në Rio

Must Read

Bota sytë i ka kah Rio de Janeiro, me rastin e mbajtjes së ceremonisë madhështore të hapjes së Lojërave Olimpike, të cilat do të zhvillohen deri më 21 gusht, raporton Zëri.info

Më shumë se 200 ekipe olimpike të shteteve të botës kanë defiluar në stadiumin e famshëm “Maracana”.

Në mesin e tyre ishte edhe Kosova, e cila për herë të parë në historinë e saj defiloi me flamurin e Republikës së Kosovës, të cilin e ka bartur kapitenia Majlinda Kelmendi, e shoqëruar nga garuesit tjerë të vendit tonë: Nora Gjakova (xhudo), Lum Zhaveli (not), Rita Zeqiri (not), Musa Hajdari (atletikë), Vijona Kryeziu (atletikë), Qëndrim Guri (çiklizëm) dhe Urata Rama (shenjëtari).

Ishe shumë emocionues çasti kur ekipi i Kosovës me flamurin shtetërori defiloi në “Maracana” me të drejta të barabarta sikurse të gjitha ekipet tjera pjesëmarrëse, pasi ato momente janë ëndërruar prej dekadash nga gjenerata të tëra dhe sportistë të shumtë të mëdhenj që kishin kryer karrierën pa e shijuar padrejtësisht aromën e Olimpiadës.

Rreth 700 mijë shikues të pranishëm në stadium dhe miliona të tjerë që përcollën ceremoninë përmes televizioneve patën rast ta njohin ekipin përfaqësues të Kosovës dhe flamurin e shtetit tetëvjeçar.

Në “Maracana” prezentë ishin edhe liderë të shteteve të botës, duke përfshirë edhe ata të Kosovës, në krye me presidentin Hashim Thaçi.

Ceremonia është drejtuar nga Fernando Meirelles, Andrucha Washington dhe Daniela Thomas. Këngëtarja e “Samba”, Elza Soares, e cila është gruaja e futbollistit brazilian, Garrincha, ka sjellë muzikën më të famshme braziliane, samba.

Asaj i është bashkuar 12-vjeçarja MC Soffia, e cila u bë e famshme pasi u bë sensacion në rrjetet sociale me muzikën e saj.

Kanë kënduar edhe këngëtarë tjerë, ndërsa supermodele kanë sfiluar në tapetë.

Bota pati rastin të njoftohet edhe me kulturën dhe traditën e vendit nikoqir, Brazilit, përmes koreografive fantastike dhe mënyrave tjera që përshkruan ceremoninë madhështore

. E veçantë e kësaj Olimpiade konsiderohet debutimi i dy ekipeve olimpike – Kosovës dhe Sudanit Jugor.

Në “Rio 2016” do të marrin pjesë mbi 10,000 sportistë.

Do të ketë 306 gara në 42 disiplina sportive, që do të mbahen në 37 objekte sportive. Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohen favorite për të fituar më së shumti medalje olimpike, pasi garojnë me 555 sportistë.

Favorite për të fituar medalje për Kosovën është Majlinda Kelmendi, por nuk mbetet prapa as Nora Gjakova. /Zëri/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img