01,07,2025

Filloi ndërtimi i shtëpisë për familjen e Xheneta Gashit

Must Read

Sot ka filluar të ndërtohet shtëpia e familjes së Xheneta Gashit, vajzës e cila humbi jetën në Qendrën Historike të Prizrenit disa javë më parë, pasi një mur ra mbi të.

Shtëpia ka filluar të ndërtohet pas donacioneve të njerëzve vullnetmirë, të cilët i janë përgjigjur thirrjeve për ndihmë pas tragjedisë që i pati ndodhur familjes Gashi, njofton Klan Kosova.

Toka për ndërtimin e shtëpisë është ndarë në Leshan të Suharekës nga familja e Lirije Gashit, nënës së Xhenetës, ndërsa më një donacion, familjes i ka ndihmuar edhe këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri.

Deri tani, sipas familjes janë grumbulluar rreth 9 mijë euro, ndërsa familja ka ende nevojë për ndihmën tuaj.

Për të gjithë ju që doni të kontribuoni, këto janë informatat bankare të nënës së Xhenetës:

Lirije Gashi

Numri i llogarisë: 1502001003736579

Emri i Bankës: Raiffeisen Bank

SWIFT kodi i bankës: RBKOXKPR

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img