21,01,2026

Filloi fushata e korrje-shirjeve në Ferizaj

Must Read

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, bashkë me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, dolën në vizitë tek fermeri Arsim Sahiti në Pojatë, në nisje të fushatës së korrje-shirjeve.

Kryetari Aliu përgëzoi fermerin Sahiti, e përmes tij edhe fermerët tjerë për punën e palodhshme, veprimtarinë e tyre fisnike duke uruar rendiment të lartë e të begatë në këtë fushatë të korrje-shirjeve.

Në anën tjetër, më në detaje njoftoi drejtori Burim Bajrami i cili tha se në territorin e Ferizajt janë të mbjellura rreth 4000 hektarë me grurë, gjersa rendimenti i sivjetëm pritet të sillet rreth 4500 kilogram për hektarë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img