Ferizaj.11.10.2017Të mërkurën edhe zyrtarisht ka filluar të bëhet asfaltimi i rrugëve në fshatin Softaj. Gjatë ditës së sotme është bërë asfaltimi i rrugës afër shkollës të këtij fshati, ndërkaq në ditët në vijim pritet të bëhet edhe asfaltimi i rrugicave të tjera të parapara në projekt.
Banorët e këtij fshati, janë ndjere tejet të kënaqur me rregullimin e rrugëve të tyre. Përfaqësuesi i këtij fshati Fadil Lipovica, tha se realizmi i këtyre projekteve ka qenë mese i domosdoshëm për banorët e këtij lokaliteti.
Nga afër inspektimin e këtyre punimeve e ka ndjekur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij. Ai tha se rregullimi dhe asfaltimi i këtyre rrugëve në fshatin Softaj do të thotë shumë për banorët e këtij fshati.
“Nga ky projekt përfitojnë banorët e këtij lokaliteti i cili në vitet e pas luftës nuk ka pasur investime infrastrukturore që ndërlidhen me asfaltime. Në kuadër të këtij projekti është paraparë edhe infrastruktura tjetër nëntokësore që mundëson një lëvizje të lirë edhe për nxënësit që janë afër kësaj shkolle, por edhe për institucionet tjera siç është zyra e vendit, por edhe ambulanca e këtij fshati, që ne këtë mënyrë po ju ofrojmë kushte shumë më të mira për punë”, ka thënë kryetari Svarqa.
U bë e ditur se në fshatin Softaj do të asfaltohet gjashtë rrugica të këtij fshati me një gjatësi prej 2341 metër dhe me një gjerësi prej gjashtë metrave. Vlera e këtij projekti kap shumën rreth 130 mijë euro, ndërsa në kuadër të tij është bërë edhe rregullimi i infrastrukturës nëntokësore.
Must Read