Punëtorët e NPL “Ambienti” në Ferizaj kanë filluar vitin e ri me veshëmbathje dhe përgatitje të reja për punë.
Vitin që lamë pas punëtorët e NPL “Ambienti” ishin mjaftë aktiv në rregullim e ambientit dhe hapësirave publike të qytetit. Por edhe Menaxhmenti i kësaj Kompanie si duket e ka vlerësuar punën e këtyre punëtorëve dhe me të filluar viti i ri është kujdesur për ta dhe i ka pajisur me veshëmbathje konform stinës në të cilën gjendemi.
Këta punëtorë janë pajisur me pallto kundër shiut, me pantallona të trashë, këpucë të reja dhe me ombrella, që është një kujdes për ruajtjen e shëndetit të punëtorëve, një veprim që nuk haset shpesh nëpër kompani.
Këtë e ka bërë të ditur menaxhmenti i kësaj kompanie përmes faqes zrtare në rrejtin social
Njoftimi i plotë
Kujdesi për punonjësit e NPL “Ambienti” është në qendër të çdo vendimi të kompanisë sonë. Tashmë, për të gjithë punonjësit 👷🏻♂️tonë kemi bërë furnizimin me🦺 pallto kundër shiut, 👖pantallona të trash, 🥾këpucë pune dhe 🌂ombrella, për të siguruar një ambient pune më të sigurt dhe më të këndshëm, gjë që ky veprim është një tregues i angazhimit tonë në shëndetin dhe mirëqenien e ekipit tonë.
Besimi ynë është se kur punonjësit ndjehen të kujdesur dhe të mbrojtur në ambientin e punës, ata mund të fokusohen më mirë në detyrat e tyre dhe të ndihen më të përgatitur për sfidat e ditës. Kjo nxit një kulturë të përmirësimit të qëndrueshëm, duke i dhënë ekipit tonë mundësinë për të shkëlqyer dhe për të kontribuar në suksesin tonë të përbashkët.
NPL “Ambienti” Ferizaj