Mrekullia e Yerevanit shënoi moment më historik të futbollit shqiptar. Një moment që u prit me entuziazëm në vendin tonë, ndërkohë që në kontinentin e vjetër ishte deri diku surprizuese kjo arritje e kombëtares shqiptare. FIFA në revistën javore që i dedikon skuadrave të kualfikuara në Europian dhe që trasmetohet nga emitenti prestigjoz Euro Sport ka pasur në epiqëndër pikërisht kuqezinjtë, duke përfshirë disa nga protagonistët e këtij suksesi madhështor. Është një ëndërr e kthyer në realitet, një ëndërr të cilën e kam kultivaur që kur isha fëmijë deklaron gardiani përfaqësueses sonë Etrit Berisha, për shqiptarët nuk ka arritje më të madhe shtoi Emir Lenajni, autor i golit në barazimin me Danimarkën në Elbasan. Nuk mund të mos përfshihej kapiteni Lorik Cana. Një triumf shumë i rëndësishëm dhe kemi mundësinë ti tregojmë kujtdo se cfarë dimë të bëjmë, edhe në Europian mund ti rezervojmë vetes të tjera sodisfaksionë. “Në këtë speciale kujohet fakti që historia e futbollit shqiptar nuk është e pasur në Arenën Ndërkombëtare ku numëron vetëm një sukses në Ballkan të vitit 1946, në një vend ku edhe klima politike nuk ka qënë asnjëherë e qetë. Shqipëria e futbollit ka ndryshuar shumë edhe në strukturat oragnizative, kemi arritur të mbledhim talente në mënyrë që kjo kombëtare të jetë sa më e fortë,”, këto ishin fjalët e presidentit Armando Duka. Sigurisht nuk mund të mungonte trajneri dhe arkitetki i lësaj skuadre Gianni De Biasi. “Në jetë nëse beson se mund të arrish dicka atëherë me shumë mundësi do kesh sukses, nëse nuk beson dhe lufton nuk shkon askun. E arritëm këët sukses falë punës dhe grupit. Ky është triumfi më imadh në karrierën time dhe mënyra se si u prit kjo kombëtare nga populli dhe si u bashkuan shqiptarët kudo që ndodhen ishte edhe më madhështore”- dekalroi tekniku i kuqezinjve. Tashmë Shqipëria mund të ëndërroj një të ardhme edhe më të ndritur përfundon specialja e përgatitur për kombëtaren, dhe shpresojmë që ëndrrat të realizohen edhe një herë.