Policia e gjeti 32-vjeçarin me një pistoletë TT në dorë me të cilën më parë kishte vrarë 29-vjeçaren e më pas kishte puthitur armën në kokën e tij dhe e kishte shkrehur.
Për policinë, ngjarja është vrasje dhe vetëvrasje, ndërsa arsyet janë ende të pazbardhura, megjithatë përmendet një histori dashurie mes dy të rinjve.
Drini Derveni ishte i martuar dhe më fëmijë edhe Ermira Arapi është e martuar. Ata ishin duke udhëtuar në rrugën Fier-Hoxharë në drejtim të bregut të detit dhe sapo kanë kaluar një urë, rreth orës 11:00 të kësaj të premte, mjeti tip “Jeep” ka dalë në anë të rrugës afër fshatit Shën Pjetër, ku ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë.
Për shkaqe ende të pazbardhura nga policia, Drini Derveni qëlloi me armën e tij bashkëudhetaren e më pas qëlloi edhe mbi veten.
Policia e gjeti atë me armë në dore dhe shenja të qarta se kush e ka kryer krimin.
Policia ka mbledhur të dhënat dhe ka marrë në pyetje edhe familjarët e dy të rinjve nga Fieri dhe Lushnja për të zbardhur shkaqet që çuan 32-vjeçarin dhe 29-vjeçaren drejt kësaj tragjedie.