Federata e Gjimnastikës e Kosovës bëri shpalljen e më të dalluarve për vitin 2020 dhe shumica e sportistëve të Akademis Ferizaj u dekoruan me mirënjohje, medalje dhe kupa.
Akademia e Gjimnastikës “Ferizaj” mori vendin e dytë për gjimnastik artistike për Femra me 191 pikë të grumbulluara dhe vendin e dytë për gjimnastik artistike për Meshkuj me 67.07 ndër të gjitha klubet e Republikës së Kosovës.
Dy nga gjimnastët e Akademis së Gjimnastikës “Ferizaj” u shpallën si sportist të vitit në kategorit e tyre.
Taulant Ramadani sportist i vitit në kategorin junior.
Akil Hetemi sportist i vitit në kategorin fatos.
Për rezultatin e mirë në vegël dhe me notën më të lartë me 9.96 pikë e mori Ornela Karaliti gjithashtu edhe si sportiste e dalluar për kategorin juniore.
Ardi Halili dhe Dijon Mahmuti për kategorin senior u dekoruan me çmime si sportist të dalluar.
Me çmimin Shpresa Olimpike dhe Sportist të Dalluar u dekoruan gjimnastët e vegjël.
Në kategorin para yllka:
Dorela Sherifi
Në kategorin yllka:
Vesa Sadiku
Eriona Arifi
Liza Lohaj
Në kategorin para pionere:
Erza Obrazhda
Në kategorin pionere:
Edisona Aliu
Yvesa Islami
Në kategorin juniore:
Erinesa Qamili
Anita Mustafa
Ornela Karaliti
Për suksesin e Gjimnastëve u dekorua edhe trajneri Jetish Hetemi dhe për punën e pandalur që nga themelimi i Federatës.


