03,05,2024

Festivali i Muraleve, ngjarje me shumë peshë për qytetin e Ferizajt

Must Read
Festivali i Muraleve i mbajtur ditë më parë, është vlerësuar të shtunën nga drejtuesit e kulturës, si një ngjarje me peshë që po synon që Ferizajt t’i jep një identitet të ri në raport me qytetet tjera të Kosovës dhe rajonit.

I pari i kësaj drejtorie, Naim Ferati, gjatë një konference për medie ka thënë se ka qenë obligim i këtij qytetit që të krijoj një festival të këtillë, duke u nisur nga fakti se qysh moti Ferizaj identifikohet me muralin e kamerierit në objektin e Hotelit ” Luboten”.

14469423_10208727829691440_1949068183_n

“Ky aktivitet kulturor ka vazhduar edhe në të kaluarën me muralet tjera të cilat kanë qenë edhe në vitet më parë dhe ne në këtë vit në bashkëpunim me artistët dhe shoqërinë civile dhe mediat arritëm që ta dizajnojmë këtë festival i cili që në vitin e parë krijoj identitetin e vete dhe dha rezultatet për të cilat edhe është krijuar duke pasur parasysh që në kuadër të këtij festivali ne patëm shumë miq ndërkombëtar dhe artista që morën pjesë në punët e këtij festivali dhe besoi se qyteti i Ferizajt krijoj një jehonë të madhe dhe po besoi se Ferizaj do të identifikohet me Festivalin e Muraleve që k ndodhë të identifikohet edhe me festivalet tjera”, ka thënë Ferati.

14463218_1272841439417343_1106013262630586805_n

Për më tepër, drejtori Ferati, ka vë në dukje se komuna ka bërë një punë të mirë që e ka mbështetë këtë festival. Ai me këtë rast ka falënderuar të gjithë artistët, veçmas drejtoreshën e festivalit Lebibe Topallin, për kontributin e dhënë në jetësimin e këtij festivali.

“Ne tash kemi arrite që ketë festival ta qojmë më tutje. Planifikojmë që vitin e ardhshëm ky festival të jetë shumë më i zgjeruar, po mendohet që të ndryshohet koha e mbajtjes së tij, të jetë gjashtëmujori i parë duke u nisur nga ajo se muaji shtator është muaj me të reshura”, ka thënë Ferati.

Organizimin dhe mbajtjen e këtij festivali e ka vlerësuar edhe drejtoresha e festivalit, Lebibe Topalli dhe njëra nga pjesëmarrëset e ardhur nga Arabia Saudite, Ghader Hafez.

“Ne e dimë se festivalet kushtojnë, mendoi se çdo edicion i parë për çdo edicion nuk është i lehtë, këtë e kemi provue dhe kemi vërejtë se nuk ka qenë aq e lehët. Pavarësisht kësaj, suksesi shihet në pjesëmarrjen e një numri të madh të artistëve të ardhur edhe nga vendet tjera”, ka thënë Topalli.

Ndryshe, në vazhdën e aktiviteteve tjera kulturore u tha se shumë shpejtë në Teatrin “Ardiana” pritet të jepet premiera e shfaqjes “Piramida” e Ismail Kaderes, ndërsa u bë e ditur se në fund të muajit tetor do të mbahet edhe Festivali i Teatrove të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img