Muzikologia Anduena Tahiri, ka filluar përgatitjet për festivalin më të ri të muzikës për fëmijë. Ajo tashmë ka hapur edhe konkursin në të cilin pret të konkurrojnë fëmijë të moshës prej 5 deri në 13 vjeç nga të gjitha trevat shqiptare. Anduena tregon se interesimi i madh prindërve për t’i sjell fëmijët e tyre në kursin e muzikës, e ka shtyrë atë të nisë këtë ngjarje kulturore.
Të nderuar Qytetar të Ferizajt dhe pa marrë parasysh,edhe të Qyteteve tjera, tashme çdo fëmijë ka talentin e tij për diçka.. veçanërisht dëshira më e madhe e fëmijëve është Muzika.. tingujt e ëmbël.. vallëzimi e hareja… Pse mos ti bëjmë realitet ëndrrat e tyre.. fëmijët kanë nevojë për gjallëri për aktivitete të cilat mbushin zemrën e tyre plote dashuri dhe punojnë me vullnet në atë drejtim. Andaj ju ftojmë të merrni pjesë në Festivalin A-Mol, një Festival jashtëzakonisht madhështor i cili do të mbahet më 15 Qershor në Sheshin e Qytetit të Ferizajt . Konkursi është i hapur deri me 27.05.2017.
Realizoni ëndrrat e fëmijëve tuaj” ka thënë Anduena Tahiri ,Drejtoreshë e Festivalit A-Mol
Muzikologia Tahiri, pretendon që edhe jurinë e festivalit ta këtë profesionale. Thotë se tashmë ka filluar edhe kontaktet me disa prej tyre.
“Unë jam duke menduar me pas një juri profesionale, kam shpreh dëshirë që të jetë profesori im Rafet Rudi, njëri ndër muzicientët më të famshëm në shqiptari, po ashtu edhe Kushtrim Jakupin, por edhe një profesioniste të gjuhës shqipe, pasi që do të kujdeset për tekstet e këngëve. Rregullat për të marrë pjesë janë shumë të rëndësishme, fëmijët duhet t’i plotësojnë këto kritere: që kënga të jetë e balancuar më parë dhe tekstet të jenë edukativo-arsimore” ka thënë Tahiri.