18,11,2024

Festat e Përbashkëta. Çifti nga Ferizaj që 17 vjet ka thyer paragjykimet e religjionit

Must Read

Bashkë në kishë e në xhami në festat fetare.Krishtlindjet i festojnë në kishën katolike në Ferizaj për të vazhduar me ceremonitë tjera. \gazmend Bytyqi është mysliman ndërkaç bashkëshortja  e tijë Kristina Gashi është katolike.

Çifti Bytyqi thonë se kanë thyer paragjykimet  kohë më parë  edhe pse sipas tyre  ishin pargjykuar nga familjet për shkak të feve. Por që sipas tyre ata kanë vënë dashurinë  e kombit mbi të gjitha.

“Kryesore ka qenë zërin që e kemi dëgjuar vet, zërin e zemres tonëdhe kemi marrë vendimin. Normal që ka pasur  edhe probleme por me kohën i kemi tejkaluar ato” ka thënë Gazmend Bytyqi.

“Para 17 viteve nuk ka qenë shumë e lehtë  pasi që  paragjykimet kanë qenë më të mëdha. Megjithatë kjo ka ndryshuar me kohën dhe  tani jem shumë të kënaqur me harmoninë që kemi në familjen me fëmijtë që i rritim. Por ne kemi në rend të parë kombin qytetarinë e pastaj edhe feja vjenë në rend të dytë.

Njësoj festën e Bajramit  e feston ky qift duke respektuar  të gjitha ritet fetare.

Pasardhësve të tyre u kanë lënë që të përcaktohen vetë por atyre u kanë lënë një mesazh “Kombi mbi të gjitha”/RTK

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img