12,01,2026

Festa e Pavarësisë kremtohet edhe në kampin ushtarak Bondsteel

Must Read

Komuna e Ferizaj, bashkë me shoqatën “Miqtë e Presidentit Baiden” festuan ditën e Pavarësisë në kampin Bondsteel.

Me rastin e 15 vjetorit te Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Shoqata “Miqtë e Presidentit Baiden”, sot hapi një ekspozite ne kampin Bondsteel me piktura te punuar nga nxënësit ferizajas.

Ne emër të Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu të pranishmit i përshëndeti Balton Derguti -Drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.

Me këtë rast drejtori Derguti, ka thënë se populli i Kosovës do te jetë gjithherë mirënjohës Shteteve te Bashkuara te Amerikës për përkrahjen ndaj vendit tonë.

Përfaqësues të KFOR-it Amerikan u shprehen falënderues për ketë aktivitet si dhe uruan ditën e Pavarësisë se Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img