Sport

Feronikeli mposht Lirinë, bëhet lider

By FerizajPress

April 02, 2016

Feronikeli ka shënuar fitore ndaj Lirisë me rezultat 2:0. Feronikeli ka mposhtur Lirinë me rezultat 2:0.

Skuadra e trajnerit Afrim Tovërlani ka marrë tri pikë të reja duke u ngjitur mbi Hajvalinë në krye të renditjes në Superligën e Kosovës në futboll.

Mark Milicaj dhe Mevlan Zeka ishin realizatorët për kampionin në fuqi.

Kurse, Hajvalia mund t’i barazojë me pikë në rast të fitores ndaj Drenicës, të dielën.