09,08,2025

Fermerëve u shpërndahen sisteme të ujitjes pikë-pikë, foli e zezë dhe rezervuarë të ujit

Must Read

Drejtoria e Bujqësisë përfundoi fazën e parë të shpërndarjes së sistemit të ujitjes pikë-pikë, folisë së zezë dhe rezervuarve të ujit për 8 përfitues, ku pas përfundimit të punëve agroteknike nga fermerët përfitues, do t’u shpëndahen edhe fidanet e mjedrave duke përmbyllur gjithë ciklin e investimit e mbështetjes për këta fermerë përfitues.

Drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, i pranishëm në këtë shpërndarje, theksoi se drejtoria që udhëheq vazhdueshëm ka mbështetur bujqit e fermerët ferizajas ku edhe kjo mbështetje është në kuadër të saj, duke lehtësuar e zhvilluar veprimtarinë e fermerëve ferizajas.

Në mesin e përfituesve ishte edhe shkolla e mesme Profesionale “Zenel Hajdini”, që është një mbështetje e vazhdueshme në krijimin e kushteve për realizimin e programeve të profileve të Agronomisë dhe realizimin e pjesës praktike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes një grua në Ferizaj, në rrethana të panjohura ra nga kati i 5-të

Një 56-vjeçare ka vdekur në Ferizaj pasi në rrethana ende të panjohura ka rënë nga kati i pestë i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img