22,12,2025

Ferizajt i rikthehet, pas përpjekjeve shumëvjeçare të Komunës, megaprojekti për trajtimin e ujërave të zeza

Must Read

Projekti për ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Rajonin e Ferizajt, i nisur vite më parë nga Komuna e Ferizajt, është tashmë në fazën e fundit, para nisjes së punimeve, si rrjedhojë e marrëveshjes me BERZH-in, për të cilin projekt, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, mori konfirmimin për mbështetje të këtij projekti nga drejtori i Zyrës për Kosovë të BERZH-it, z. Sergiy Maslichenko, në takimin e 8 gushtit të këtij viti.

Padyshim, realizimi i këtij projekti është një lajm i mirë për Ferizajn e ferizajasit, ku kreu komunal u angazhua për vite për jetësimin e këtij projekti, fillimisht si rrjedhojë e kredisë nga Qeveria Hungareze e që për neglizhencë të Ministrisë së Financave u pamundësua realizimi, për të vijuar tash me marrëveshjen e re kreditore me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Për fat të keq, në ceremoninë e nënshkrimit të sotëm të kësaj marrëveshje në Ministrinë e Financave, nuk u ftua Komuna e Ferizajt, edhepse është hisedare e kësaj marrëveshje, duke marr përsipër shpronësimet e të gjitha lehtësirat administrative, ku edhe morëm sot nga zyra e BERZH-it letër konfirmimin për nënshkrimin nga Komuna si palë e marrëveshjes, megjithatë përtej ngarendjes për përvetësim e personalizim të këtij projekti nga kreu i Ministrisë së Financave, ferizajasit e dijnë të vërteten dhe veprimet e institucionit të Komunës, duke bërë të gjitha detyrat tona që ky projekt të nis së zbatuari, thuhet në njoftimin lëshuar nga komuna e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img