Me një rezultat mjaft të suksesshëm duke lexuar : një faqe të mbushur për një minutë .
Në Kantonin e Cyrihut gjegjësisht në Horgen është organizuar Maratona e leximit që synon të arrij numrin në një milion pjesëmarrë. Janë shpërndarë libra nëpër disa lokale e biblioteka të qytetit ku lexuesit mund të zgjedhin librin e dëshiruar dhe kafen- nga projekti të oferuar. Leximi bëhet në lokal, natyrisht pranë derës së lokalit, kohën e leximit e shënon pronarja e lokalit.
Hava Kurti Krasniqi është pjesëmarrëse e kësaj maratone. Ajo ekskluzivisht për Botapress shprehet “Është një projekt vërtet tejet i madhërishëm, që reflekton vlera dhe civilizim. Po Zvicra nuk u bë e zhvilluar nga rasti, jo, zviceranet i ke me libra në duar.Zviceranët i sheh kudo duke lexuar, lexojnë ulur në një gur, lexojnë nëpër stacione, nëpër trena, autobusa e anije, nëpër restorane etj. Kjo maratonë leximi shpreh edhe etjen e tyre për dije. Shpreh dashurinë e tyre për të zgjuar interesimin e popullit për të lexuar sa më shumë”
Në pyetje tonë se a është interesimi i madh për lexim, ajo përgjigjet ” në njërin nga lokalet ku lexoj unë , e që është një lokal i lodrave për fëmijë, pjesmarrja më ka thënë se gati i është ofruar në një milion pjesmarrës janë, por ajo kishte frigë se a do të arrihej sakt njëmilionshi i lexuesve, sepse tani është qershor dhe kemi vapë e shumica i kalojnë pasditet pranë pishinave”
Projekti ka filluar me 17 maj dhe do të zgjasë deri më 15 qershor të këtij viti.Organizatore e projektit është Autorja zvicerane Monika Sigrist si dhe Wohn & Schlafkultur. Ndërsa donatorët janë të shumtë si bankat zvicerane, bibliotekat e projektet e ndryshme.