28,07,2025

Ferizajasit me shërbim të ri elektronik për nxjerrjen e dokumenteve  personale

Must Read

Ferizaj.23.06.2017. Të gjithë qytetarët e Ferizajt të cilët kanë nevojë për nxjerrjen e dokumenteve personale nuk kanë nevojë më të presin në radhë, por nga sot do të mund të kryejnë këtë shërbim në formë elektronike për mes 2 e-kiosqeve të cilat janë vendosur në qendër të Ferizajt.
Kryetari i komunës së Ferizajt me këtë rast tha se ky shërbim do të jetë mjaft i lehtë për t’u përdorur nga qytetarët, dhe në çdo kohë ata mund të nxjerrin dokumente pa pasur nevojë që ta presin orarin e punës së zyrtarëve .
“Unë e konsideroj një investim tepër të rëndësishëm vendosjen e këtyre kiosqeve tani në kohën kur na vijnë edhe mërgimtarët. Është modern dhe lehtë i qasshëm për qytarët e Ferizajt, pra një mundësi që edhe këta të ecin në hap me kohën sikurse të gjithë qytetarët e shteteve të zhvilluara të Evropës perëndimore pa pasur nevojë që të jenë peng i radhëve për nxjerrjen e dokumenteve personale”.
U bë e ditur se këtë vit nuk do të ketë orar të zgjatur në shërbimin e ofiqarisë siç ka qenë viteve të kaluara gjatë kohës së verës ngase e-kiosqet do të jenë në shërbim 24 orë e edhe ditëve të pushimit.
Në e-kiosqet e funksionalizuara sot qyetarët e Ferizajt do të mund t’i nxjerrin 5 lloje të dokumentve , certifikatën e lindjes , ekstraktin e lindjes nga regjistri qendror, certifikatën e martesës, certifikatën e shtetësisë ,certifikatën e vendbanimit dhe faturën e tatimit në pronë.
Komuna e Ferizajt për vendosjen e këtyre dy e-kiosqeve ka investuar 20 mijë euro .Qytetarët njërën e-kiosk mund ta gjejnë përpara objektit të komunës dhe tjetrin tek shtëpia e kulturës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img