Ferizaj

Ferizajasit i bashkohen protestës për Haradinajn

By FerizajPress

January 21, 2017

Protestës për  lirimin e ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, ish-kryeministrit e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i janë bashkuar sot edhe organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj dhe qytetarë.

Nisja nga Ferizaj është bërë më vonë se që ishte paralajmëruar për shkak se autobusi i aranzhuar nga ana e organizatorëve të protestës, nuk ka mbërritur në kohë.

Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, konsiderojnë se arrestimi i ish-komandantit Haradinaj është bërë me motive politike.

Ata u shprehen të gatshëm të protestojnë sa herë që bëhet fjalë për mbrojtjen e vlerave të luftës.

Protesta për lirimin e Haradinajt, përveç nëpër qytete të Kosovës, Shqipëri e Maqedoni janë organizuar edhe në disa qendra botërore.

Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar në Francë, me një urdhërarrest që Serbia e ka lëshuar përmes INTERPOL-it që nga viti 2004. Pas 8 ditësh mbajtje ai është lënë i lirë me kusht, duke u obliguar që të qëndrojë në Francë dhe të paraqitet dy herë në javë në polici. / TELEVIZIONI TEMA /