24,11,2024

Ferizajasi proteston i vetëm para Qeverisë kundër ngritjes së çmimeve

Must Read

Përparim Ramuka, qytetar nga Ferizaj, ka protestuar i vetëm kundër ngritjes së çmimeve të disa prej produkteve bazë ditëve të fundit.

Protestën e mbajti para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa tha se arsyeja përse ka dalë i vetëm, është se nuk ka parë interesim nga qytetarët që të protestohet për ngritjen e çmimeve.

Ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen kundër rritjes së çmimeve.

“Sot kam dalë me protestu kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe të ndryshme ushqimore. Kjo protestë është protestë paqësore e cila për mua është shumë me vend për arsye që çdo qytetar i Kosovës duhet të protestojë për ngritje të çmimeve. Unë kam dal për arsye se këto çmime ndikojnë në ekonominë familjare timen po ashtu edhe të qytetarëve tjerë. Po e kam një grup me 170 anëtarë, i kam ftuar por nuk iu është përgjigjur askush. Unë do të protestojë që nga sot deri të dielën nga ora 12:00 deri në ora 15:00”, ka thënë Ramuka për EO, derisa tha se duhet t’iu tregohet Qeverisë që ngritja është e dëmshme për qytetarët.

“Në mëngjes erdha afër orës 10:00. Një polic mu drejtuar se do t’ju arrestojë nëse bërtisni ose diçka tjetër, por unë nuk do të ndalem së protestuari, për arsye që protesta është e drejtë e imja themelore”, u shpreh ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img