Edhe pse me një veshkë kosovari Besnik Reka, ka arritur me sukses të ngjitet në majën më të lartë të Evropës Perëndimore, Mont Blanc, që gjendet në Francë. Ngjitjet në këtë mal alpin janë të vështira dhe deri tani asnjë alpinist në botë nuk ka arritur ta bëjë me mungesë të një veshke.
Besnik Reka nga Ferizaj, përmes statusit të tij në rrjeti social Facebook ka njoftuar se ka arritur me sukses të ngjitet në majën më të lartë në Evropën Perëndimore, Mont Blanc.
Reka, para kësaj ngjitjeje është raportuar se synon të arrijë Mont Blancun, dhe të hyjë në librin e rekordeve të Guinness, si personi i parë në botë që arrin të ngjitet në këtë mal, e i cili ka vetëm një veshkë.
Për suksesin e tij, ka shkruar edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, duke thënë se Reka, edhepse me një veshkë e nën këtë moto, duke synuar librin Guinness.
“Ferizajasi Besnik Reka, edhepse me një veshkë e nën këtë moto, duke synuar librin Guinness, bashkë me ferizajasin pasionant Hasan Hetemi nisen sot në udhëtimin e tyre, për të arritur një nga majat më të larta e më të rrezikshme, majën 4807 metra të Mont Blanc në Francë. Të dy i prita në zyrën time, për t’i përgëzuar por edhe ofruar mbështetjen tonë, për pasionin e sukseset e tyre që na bëjnë krenarë si shoqëri.”, ka shkruar Aliu para ngjitjes së Besnik Rekës në rrjetin social Facebook.
Kurse, më datë 3 gusht, grupi i alpinistëve nga Kosova, bashkë me Besnik Rekën, arritën me sukses ngjitjen në malin Mont Blanc.