03,07,2025

Ferizajasi e thërret në shtëpi dhe e rrah keq shtetasin e Shqipërisë, 20-vjeçari pëson lëndime të rënda

Must Read

Një 37-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një shtetas të Shqipërisë në Ferizaj.Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 20-vjeçari është dërguar atje për ndihmë mjekësore, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që kishte marrë pas sulmit fizik me të cilin u përball.
Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Po ashtu lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë marrë dëshminë e të riut, që ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.
Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari e kishte thirrur në shtëpinë e tij, gjoja se ka nevojë për ndihmë. I gjithë tmerri ka filluar me të mbërritur në shtëpinë e 36-vjeçarit në rrugën ‘Atë Nikë Prela’, ku ky i fundit dyshohet se e ka goditur me një shkop druri, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë e trup.Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img