Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë të shumtë të Ferizajt, kanë ndezur qirinj në sheshin e qytetit, në shenjë nderimi për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në burgun e Prizrenit, ku po mbahej në paraburgim nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Faton Topalli, fajësoi Qeverinë për vdekjen e Deharit.
“Kjo është një dhembje shumë e madhe dhe një vdekje tragjike për të cilën ne si Lëvizje Vetëvendosje e fajësojmë pushtetin sepse çkado që të ketë ndodhur pushteti është fajtor për vdekjen e tij dhe rrethanat e krijuara”,tha Topalli.
Ndërsa nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj Valon Ramadani, bëri të ditur se nesër në ora 10:00, nga Ferizaj do të shkohet në mënyrë të organizuar në aktivitetet në ditën e varrimit të aktivistit Astrit Dehar.