26,11,2025

Ferizaj: Vështirësi në qarkullim, por rrugët të kalueshme (Foto/Video)

Must Read

Ferizaj. 06.01.2017. Në orët e mbrëmjes, zyrtarë nga shtabi i gatishmërisë, kanë vizituar edhe një herë rrugët e Ferizajt dhe të disa fshatrave përreth, për të parë gjendjen e trafikut, pas reshjeve të pandërprera të borës, gjatë dy ditëve të fundit. Udhëheqësi ishtabit dhe kryetar i komunës, Muharrem Svarqa, qëndroi në Talinoc të Muhaxherëve, së bashku me komandantin e stacionit të policisë së Ferizajt Qazim Reka.

Kryetari Svarqa tha se gjendja në terren tregon se situata është më e mirë se në mëngjes dhe po punohet që rrugët të jenë të kalueshme në tërë territorin e komunës së Ferizajt, pjesa më e madhe e të cilave janë hapur gjatë ditës për qarkullim, falë angazhimit maksimal të komunës, shërbimeve publike, shtabit të emergjencës, të cilat e kanë ngritur shkallën e gatishmërisë, por sidomos kompanive ndërtimore, të cilat i janë përgjigjur ftesës për t’u mobilizuar në këtë ditë të vështirë.
Kryetari i Ferizajt bëri të ditur se shtabi do të kujdestarojë pandëprerë, derisa gjendja të stabilizohet plotësisht. Ndërsa komandanti i stacionit policor, Qazim Reka tha se gjatë ditës, përkundër vështirësive në qarkullimin e automjeteve, nuk janë shënuar aksidente serioze.

15940981_1392998007401685_4179438584287590160_n 15826342_1392997920735027_5883345554664000049_n 15873465_1392997927401693_2151948296652135429_n 15873368_1392997917401694_242479735287807571_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img