24,11,2024

Ferizaj vazhdon të mbetet qytet i qetë dhe stabil

Must Read

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, njëherësh kryetar i këtij këshilli vlerësoi se situata e sigurisë në komunën tonë vazhdon të jetë e qetë dhe stabile.
“Situatën e sigurisë në vazhdimësi e kemi pasur të qetë dhe stabile dhe kjo është vlerësuar edhe nga ekspert që merren me këtë çështje, por edhe me këshillat veprues dhe me institucionet e pavarura që janë në Komunën e Ferizajt. Në bazë të raporteve të policisë, por edhe në bazë të takimeve që kemi pasur me faktorë ndërkombëtare situata e sigurisë në Ferizajt është e qetë dhe stabile, dhe gjithnjë ka rënie të të gjitha krimeve të organizuara”, ka thënë kryetari Svarqa.
Nga ana tjetër komandanti i stacionit të policisë në Ferizaj, Qazim Reka, ka vlerësuar lart situatën e sigurisë më c’rast ka falënderuar të gjithë qytetarët për kontributin e tyre që po japin për ruajtjen e situatës së sigurisë. Ai ka thënë se Policia e Kosovës, shumë shpejt do të fillojë së zbatuari edhe planin “Festo me zemër dhe jo me armë”.
Në këtë mbledhje është diskutuar edhe lidhur me përgatitjet për pritjen e bashkatdhetarëve, është diskutuar për testin e maturës, si dhe shumë e shumë çështje të tjera më rëndësi për qytetin e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img