27,12,2024

Ferizaj vazhdon të mbetet qytet i qetë

Must Read

Këshilli komunal për siguri në bashkësi i Ferizajt, konstatoi sot se siguria në komunën e Ferizajt vazhdon të jetë stabile.

Këtë e konstatoi kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa si dhe zëvendëskomandanti i policisë Xhavit Xhokli.
Me këtë rast kryetari Svarqa, të pranishmit i ka njoftuar në mënyrë detaje lidhur me situatën e sigurisë dhe ka vlerësuar se deri më tani Ferizajt është qytet i qetë dhe stabil. Ai tha se Policia e Kosovës po bën punë të mrekullueshme sa i përket edhe zbulueshmërisë së rasteve të ndryshme që kanë ndodhur në qytet.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për përgatitjet që po bëhen për festat e fundvitit, ndërkaq rëndësi e veçante i është kushtuar edhe procesit mësimor si dhe rasteve të ndryshme që po ndodhin nëpër shkollat e qytetit të Ferizajt.

Më tej, kryetari Svarqa i dha këshillit një pasqyrë të punës së qeverisë komunale, sidomos lidhur me investimet kapitale të këtij viti dhe për zhvillimet aktuale në këtë fushë. Ai përmendi një sërë investimesh që janë bërë për asfaltimin e rrugëve dhe ndërtimin e infrastrukturës në qytet dhe në fshatra, duke e vënë theksin në investimet e pritshme, për të cilat kontributin kryesor e ka Qeveria e Kosovës.

Kryetari i Ferizajt tha se në vitin e ardhshëm pritet të bëhen edhe investime tjera të rëndësishme për qytetin e Ferizajt, me ç’rast janë duke u bërë edhe disa studime të fizibilitetit.

U bë e ditur se deri më tash Komuna e Ferizajt ka arritur ta shpenzoj rreth 80 për qind të mjeteve në mënyrë që ai të mos shkoj në suficit.

Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me Komunën e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img