12,03,2025

Ferizaj: U mbajt “Panairi i Veshjeve dhe Ushqimeve Tradicionale”

Must Read

Ferizaj.03.08.2018. Në kuadër të “Ditëve të Diasporës” Ferizaj 2018, është mbajtur edhe panairi i veshjeve dhe ushqimeve tradicionale në të cilën merrnin pjesë edhe ansambli arbëresh.
Ky aktivitet ishte i pari i këtij lloji ku morën pjesë një grup i artistik “Kreshnikët e Lirisë” nga Kalabria.

Të pranishmit në këtë aktivitet i ka përshëndetur nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani e ku morën pjesë shumë mysafirë nga vendi dhe diaspora.
Ndërkaq në orët e vona të mbrëmjes ka filluar edhe “Festa e Miqësisë, ku në natën e parë kanë performuar Offchestra , Flaka Krelani dhe BB Poqi, ndërsa sonte do të jenë Mateus Frroku, Kachinari si dhe Renis Gjoka.
Më 4 gusht do të performojnë Mentor Haziri dhe Nita Latifi.
Në mbrëmjen e 5 gushtit në skene do të paraqiten 3 musketirët (Aleksandër Gjoka , Redon Makashi dhe Elton Deda).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbyllet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova” – shkak rrëshqitja e dheut

Autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin e 27-të, është mbyllur pasi ka rrëshqitur dheu. Kjo u bë e ditur nga Ministria...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img