“Turneu i republikës së Kosovës në futsall” është padyshim një nga organizimet më të jashtëzakonsjhme në sportin e futsallit në vendin tonë.
Vitin e kaluar ky turne u zhvillua për herë të parë, por padyshim se ishte diçka fantastik dhe i organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Pas suksesit që kishte edicionin e kaluar, ky turne do të zhvillohet edhe këtë vit, ku do të marrin pjesë 32 skuadra nga i gjithë rajoni.
Vitin e kaluar ky turne u zhvillua në Ferizaj në palestrën ‘Bill Clinton’ në Ferizaj dhe shikueshmëria arriti shifra rekorde.
Këtë vit këtë organizim e ka përkrahur edhe Federata e Futbollit të Kosovës dhe kjo lë të kuptohet se këtë sezon do të jetë më spektakolar.
Ky organizim sot ka marrë përkrahje edhe nga kryetari i Ferizajt Agim Aliu.
Organizatoret e “Turneut të Republikës së Kosovës” janë pritur nga kryetari i komunës se Ferizajt Agim Aliu. Kryetari Aliu ofroi mbështetje për edicionin e dytë të turneut të Republikës së Kosovës
Ky Turne fillon më 17 Dhjetor 2019, në Sallën “Bill Clinton” në Ferizaj në ora 18:00