17,03,2025

Ferizaj: Takimi me grupin për zbatimin e Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi

Must Read

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , respektivisht Zëvendësdrejtori
Rajonal, njëherit koordinator rajonal për zbatimin e Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, 2021-2025, referuar Planit të Veprimit, siç parashihet më këtë strategji, ka zhvilluar një takim me komandantët e stacioneve të policisë
dhe shefat e njësive rajonale në ambientet e kësaj drejtorie.
Në këtë takim , veç tjerash është diskutuar edhe situata e sigurisë, e cila është vlerësuar e qetë në rajonin e Ferizajt , ndërkaq është paraqitur
nevoja që të shtohen aktivitetet dhe masat e policisë në disa fusha, si : grumbullimi i informacioneve për vjedhjet dhe vjedhjet e rënda, grabitjet, krimin e organizuar, drogat, informacione rreth kundërvajtjeve në komunikacion , si ato me foto etj.
Në fund të këtij takimi u përcaktuan edhe prioritetet e policisë rajonale për ditët në vijim , që sezoni i verës të kalojë pa incidente dhe aksidente në komunikacion.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img