27,11,2025

Situatë e sigurisë vazhdon të mbetet e qetë dhe e sigurte në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.17.11.2017. Të premten në Ferizaj, anëtaret e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), kanë mbajtur mbledhjen e radhës.

Si zakonisht edhe këtë mbledhje e udhëhoqi, kryesuesi i KKSB-së dhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa. Në këtë mbledhje u diskutuan shumë çështje, por ajo kryesorja ishte situata e sigurisë me ç’rast u tha se situata e sigurisë është e qetë dhe e sigurte.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, në këtë mbledhje anëtarët e KKSB-së i njoftoi lidhur me zhvillimet e fundit që kanë ndodhur ne qytetin tonë, ndërsa ka folur edhe për procesin e zgjedhjeve të 19 nëntorit, duke thënë se secili qytetarë duhet të shfrytëzoje të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të qetë dhe pa presione nga askush.

Edhe komandanti i stacionit të policisë në Ferizaj, Qazim Reka, ka thënë se policia e Ferizajt, ka edhe planin operativ për vëzhgimin e zgjedhjeve të datës 19 nëntor. Ai tha se përmes planit operativ do të vëzhgohen të gjitha qendrat e votimit në qytet, por edhe në fshatra.

Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe çështje të shumta të rëndësishme për qytetin e Ferizajt. Kjo ishte mbledhja e fundit në këtë përbërje, ndërsa kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka falënderuar të gjithë anëtarët e KKSB-së, për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur gjatë këtyre katër viteve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img