16,06,2025

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Must Read

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar një tjetër projekt të rëndësishëm për mekanizimin e fermave vendore. Në një ceremoni të organizuar me këtë rast, u bë shpërndarja e 34 mulçeruesve për traktorë dhe dhe 21 pompave për spërkatje të plehrave kimike, duke ndihmuar kështu fermerët në punët agroteknike dhe përmirësimin e prodhimtarisë bujqësore.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, të cilët theksuan rëndësinë e investimeve të tilla për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe fuqizimin e kapaciteteve të prodhimit vendor.

Ndër përfituesit e këtyre pajisjeve ishte edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini” në Ferizaj, si pjesë e mbështetjes së përhershme që kjo shkollë merr në kuadër të avancimit të mësimit praktik.

Drejtori i shkollës, z. Abdullah Imeri, falënderoi kryetarin Aliu dhe drejtorin Bajrami për këtë mbështetje të rëndësishme, duke potencuar se:

“Kjo pajisje do të jetë një mundësi e shkëlqyer për nxënësit tanë, veçanërisht për ata të profileve të Agronomisë dhe sidomos të Pemëtarisë, që të trajnohen në mirëmbajtjen e pemishteve dhe të krijojnë një ambient të mirë e funksional për praktikën profesionale.”

Gjatë pranim-dorëzimit, para fermerëve u bë edhe një demonstrim praktik i funksionimit dhe përdorimit të mulçeruesve, me qëllim që përfituesit të jenë të përgatitur për operimin efikas të këtyre pajisjeve në fermat e tyre.

Ky projekt përbën një tjetër hap konkret drejt përmirësimit të kushteve të punës në bujqësi dhe përkrahjes së drejtpërdrejtë të prodhuesve vendorë, si dhe fuqizimit të shkollave profesionale me pajisje moderne për mësim praktik cilësor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndërron jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhelal Sh. Beqiri – pjesëmarrës i Betejës së Koshares

Ferizaj, 15 qershor 2025 – Me dhembje e pikëllim të thellë, Ferizaj mori lajmin për ndarjen nga jeta të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img