Me përkahjen e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në Ferizaj shumë shpejt do të ndërtohet fusha e volejbollit në rërë.
Gjatë ditës së sotme, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorë të tij, kanë vizituar hapësirën në afërsi të Pallatit të Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, ku do të ndërtohet fusha e volejbollit në rërë, me kërkesën edhe të Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Në daljen në terren, zyrtarët e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, bën përcaktimin e lokacionit si dhe matjet e nevojshme për realizimin e këtij projekti.
Në kuadër të politikave të qeverisjes lokale për zhvillim e sportit, Ferizajt do t’i shtohet edhe kjo hapësirë sportive e cila do të mundësoj zhvillimin e garave dhe konkurrueshmërinë në këtë sport.
Në planet afatmesme të qeverisjes lokale të udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu janë edhe krijimi i vend hapësirave për ping-pong, fushave të tenisit, tabllove të shahut, projekte këto që synohen të realizohen në këtë zonë, ku janë të fokusuara institucionet dhe aktiviteti sportiv.