11,09,2025

Ferizaj së shpejti bashkëpunime kulturore me qytetin Martigny të Zvicrrës.

Must Read

Ferizaj së shpejti do të realizojë bashkëpunime kulturore e të fushave të tjera me qytetin Martigny të Zvicrrës.
Një delegacion i qytetit Martingy (Martini), nga Shteti i Zvicrrës i përbërë nga Michaël Hugon ,Ministër i Sigurisë dhe Kulturës në kantonin e Martigny si dhe Mahamadou Sognane, asambleist i këtij institucioni të shoqëruar nga dy bashkatdhetarët tonë Skender Haliti dhe Ragip Limani kanë vizituar Komunën e Ferizajt.
Ata janë pritur nga kryetari i kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, dhe drejtori i drejtorisë së kulturës, rinisë dhe sportit Naim Ferati. Me këtë rast këta të fundit, mysafirët i kanë njoftuar me pozitën e mirë gjeografike që ka komuna e Ferizajt, numrin e banorëve, resurset e tjera natyrore qe posedon kjo komunë si dhe për zhvillimet dhe të arriturat e komunës.
Nga ana e tjetër mysafiret nga Martingy (Martini), shteti i Zvicrës u shprehën tejet të kënaqur me mirëpritjen nga ana e përfaqësuesve komunal si dhe me sukseset e arritura deri më tani në komunën e Ferizajt.
Qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëpunimi në mes Komunës së Ferizajt dhe Kantonit Martingy (Martini), në aspektin e përgjithshëm në veçanti në zhvillimin e kulturës, aspektin arkeologjik e hulumtues si dhe zhvillimin ekonomik dhe atë turistik.
Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakorduan që të zhvillohet një takim me bizneset ferizajase për të dëgjuar nga afër mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes bizneseve nga të dyja komunat. Po ashtu u shkëmbyen edhe dhurata modeste mes mysafireve dhe zyrtarëve të komunës së Ferizajt. Ndërkaq u tha se do të shqyrtohen më shumë mundësi që në të ardhmen e afërt të arrihet edhe ndonjë binjakëzim në mes të të dy qyteteve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img