18,08,2025

Ferizaj – Reagim i KRU “Bifurkacioni” pas publikimeve në rrjetet sociale

Must Read

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” SH.A në Ferizaj ka reaguar pas publikimeve në rrjete sociale, ku përmes disa pamjeve vizuale ishte vënë në dyshim cilësia e ujit të pijshëm me të cilin furnizohen qytetarët. Sipas kompanisë, këto informacione janë të pasakta dhe kanë ngjallur shqetësim tek konsumatorët, gjë që është vërejtur edhe nga numri i madh i telefonatave të pranuara gjatë ditës së djeshme.

Në reagimin e saj, kompania thekson se përmbajtja e mesazhit të shpërndarë është “e mangët, jo profesionale dhe keq-informuese”, pasi ka paraqitur vetëm një pikë grumbullimi të ujit, pa treguar procesin e plotë të përpunimit që zhvillohet në fabrikën e ujit në fshatin Pleshinë.

Uji i kontrolluar rregullisht

KRU “Bifurkacioni” SH.A siguron qytetarët se uji i prodhuar është i sigurt për konsum, duke iu nënshtruar testeve të rregullta në laboratorin e kompanisë dhe në atë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Sipas analizave, uji rezulton të jetë brenda normave të parapara, në përputhje me udhëzimin administrativ 10/2021, i cili harmonizohet me standardet e Bashkimit Evropian.

Thirrje për të mos u keqinformuar
Kompania u bën thirrje konsumatorëve që të mos bien pre e keqinformimeve të burimeve jo kompetente dhe jo profesionale, por të mbështeten vetëm në njoftimet zyrtare nga KRU “Bifurkacioni” SH.A ose IKSHPK.

“Bëjmë apel që qytetarët të mos lejojnë që lajme të rreme të cenojnë besimin e tyre, pasi cilësia e ujit është e garantuar dhe e monitoruar vazhdimisht nga institucionet kompetente”, thuhet në reagim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vetura bëhet “mollë sherri” për një familje, vjehrri e kunata e rrahin nusen

Një grua e moshës 32 vjeçare dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht nga vjehrri i saj 62 vjeçar dhe kunata...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img