04,05,2024

Ferizaj priti vëllezërit arbëresh me shumë entuziazëm e përzemërsi (Foto)

Must Read

Ferizaj.03.08.2018. Pasditja e djeshme në qytetin e Ferizajt gjatë do të mbahet mend, ngase përherë të parë pati mysafir një ansambël arbëresh. Në fakt përherë të parë sot erdhi një grup i organizuar artistik nga Kalabrie. Ishte ky Grupi artistik “Kreshnikët e Lirisë” , që do të jetë mysafir i Etnofestit në fshatin Kukaj, më 4 Gusht nga ora 18, në kuadër të “Ditëve të Gjeergjit” në 550 vjetorin e kalimit të kryetrimit tonë përjetësi. Programi i grupeve artistike në Kukaj, ku pos arbëresëve është edhe ansambli i Pleqëve të Krujës, kur edhe do ta kem ekspozitën time mbi odat dhe veshjet shqiptare.
Falënderoj bashkqytetarët e mi dhe autoritetet komunale për pritjen e përzemërtë që i organizuan vëllezërve arbëresh, turnenë e të cive e organizova falë angazhimit të jashtëzakonshëm të vëllaut tonë nga Berati me punë dhe banim në Itali, Pirro Qendro, me të cilin ishim bashkë edhe gjatë turneut të arbëreshëve në Malësi të Madhe, Tuz, Zvicer si edhe në kalat shqiptare nëpër Shqipëri. Në manifestimin kulturor te bifurkacioni ishte edhe ansambli “Kastrotët” nga Ferizaj, meqë rast krijuan një program festiv në kuadër të ditëve të diasporës, ku morën pjesë edhe shumë mërgimtarë, për të ndarë gëzimin e përbashkët. Falëndroj gjithashtu edhe pronarin e e Rstorantit Orchide, Xhemajl Ferati dhe personelin për drekën e veçantë për vëllezërit nga Kalabria. Në veanti falënderoj drejtoratin për kulturë, rini e sport që siguroi atuusin deri në Durrës si dhe vendosjen në hotel
Neser me vëllezërit arbëresh do të vizitojmë edhe Kompleksin memorial të Familjes Jashari në Prekaz, Prizrenin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e të tjerë.
Shkruan Rexhep Rifat

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img