Ferizaj, në bashkëpunim me komunën Çair nga Maqedonia e Veriut janë përfitues të gratit prej 400 mijë euro, në kuadër të projektit për Bashkëpunim Ndërkufitar.
Në kuadër të këtij projekti komuna e Ferizajt përfiton sisteme të paneleve diellore, të cilat do të vendosen në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, ShFMU “Jeronim de Rada”, ShFMU “Gjon Serreçi” dhe në Kopshtin “Ardhmëria jonë”’
Këtë e ka bërë të ditur kryetari I Ferizajt, Agim Aliu, pas një takimi me kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiun.
“Sot, mirëprita kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiun me bashkëpunëtorë, në nisje të projektit ku komunat tona janë partnere, me grantin rreth 400,000 eurove të përfituar nga BE në kuadër të Fondeve IPA, Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar, me ç’rast Ferizaj përfiton sisteme të paneleve diellore, të cilat do të vendosen në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, ShFMU “Jeronim de Rada”, ShFMU “Gjon Serreçi” dhe në Kopshtin “Ardhmëria jonë”, investim ky që prodhon mesatarisht në vit rreth 123.000 kËh, që padyshim mbulon nevojat e këtyre institucioneve si dhe redukton mesatarisht koston e faturës së shpenzimit të energjisë elektrike për afro 135,168 euro në vit.
Bashkë me Kryetarin Ganiu vizituam edhe shkollën “Gjon Serreçi”, njërën nga shkollat ku do të kryhet ky investim, natyrisht i mirëpritur nga drejtuesit e stafi i shkollës dhe tejet i nevojshëm për Ferizajn, veçanërisht në këto rrethana të krizës energjetike” ka shkruar Aliu.