22,09,2025

Ferizaj – Prezantohet kandidati i LVV-së për kryetar të Komunës, Enver Haliti

Must Read

Sot në Ferizaj, Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar zyrtarisht kandidatin e saj për kryetar të Komunës, Enver Haliti, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast morën pjesë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Sekretari Organizativ i LVV-së Alim Rama, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, deputetët Valon Ramadani dhe Adelina Grainca, ish-deputetët Alban Bajrami dhe Shqipe Metaj-Isufi, Zëvendësministri Vigan Qorolli, si dhe përfaqësues të tjerë të strukturave drejtuese të subjektit politik në Ferizaj.

Gjatë prezantimit, u theksua përvoja dhe angazhimi i Halitit në fushën publike, si dhe vizioni i tij për zhvillimin e infrastrukturës, ekonomisë, arsimit dhe kulturës në komunë.

Zgjedhjet lokale në Ferizaj pritet të mbahen më 12 tetor 2025.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Punime në rrjet, këto pjesë të rajonit të Ferizajt do të kenë ndërprerje të rrymës

Nga  TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 (Bibaj) do të ndërprehet TR1 dhe TR 2: NS 35/10kV Ferizaj III, NS 35/10kV...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img