20,04,2025

Ferizaj: Policia dënon biznesin për disa klient para kafiterisë por lejon gara me pjesëmarrës mbi 1 mijë qytetarë

Must Read

Që nga 7 Prilli, me vendim të Qeverisë së Kosovës u është ndaluar puna bizneseve hoteliere dhe atyre u është lejuar që të bëjnë shërbime vetëm “mere me vete”. Për këtë gjatë ditës së djeshme janë dënuar disa biznese (kafeteri) te të cilat janë takuar disa klientë të cilët pas shërbimit kishin ndaluar para kafeterisë ti pinin kafet.

Nuk do të ishte problem nëse është thyer ndonjë vendim apo ligji, dhe natyrisht për këtë edhe janë policia dhe inspektorati të mbajnë rendin.

Por paradoks është së mënjëher ditën e sotme, në anën tjetër të qytetit mbahen garat e automobilizmit, të cilat grumbulluan më shumë se 1 mijë qytetarë.

Për qudi menaxhimin e bënte e njejta polici që dënoi një ditë më parë bizneset pse para lokalit takoi dy grupe me nga 5 vetë.

Dhe… arsyetim i policisë ishte se Shoqata e Automobilistëve ka marr leje për organizimin e garave.

Dhe sipas kësaj logjike nëse nxjerret leje më nuk ekziston rreziku i përhapjes së virusit dhe nuk vlejnë vendimet e Qeverisë.

E sa u zbatuan rregullat dhe masat anticovid në këto gara më së miri tregojnë fotot  nga këto gara.

A është ky standard i dyfisht i zbatimit të masave anticovid  apo…

Ky është dënimi i biznesit nga polcia. Në këtë dënim shkruan se nuk u respektuan masat anticovid dhe nuk u mbajt distanca…….

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zyrtarisht shtrenjtohet energjia elektrike

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët të energjisë, duke nënkuptuar rrjedhimisht...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img