Klubi i Futbollit, Ferizaj, ka njoftuar se janë gati për ndeshjen e nesërme ndaj Lirisë, në kuadër të barazhit.
Ferizaj thotë se kanë përgatitje të veçantë dhe e gjithë Podujeva sipas tyre, do të vërshohet nga tifozët ferizajas.
“Kjo javë ishte e mbushur me organizime; që të vetmin qëllim e kishim prezencën masovike të tifozerisë së Ferizajt në Podujevë”.
“Numër rekord i shitjes së biletave, përgatitje speciale nga UJQIT, e mbi të gjitha Podujeva pritet të vërshohet nga tifozët e zjarrtë të klubit tonë”.
“FC Ferizaj ju fton edhe juve që ende nuk keni biletë, që nesër të merrni rrugë e të vini në përkrahje të ekipit sepse biletat e tribunës kryesore do të shiten në hyrje të stadiumit”.
“UJQIT do të jenë mjeshtrit e spektaklit në tribunë, kurse për spektaklin poshtë do të përkujdesen lojtarët tonë përmes angazhimit deri në atomin e fundit!”.