Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Ferizajt.
Në zgjedhjet e së dielës, fitues për kryetar të kësaj komune doli Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Sa i përket garës për Kuvendin Komunal të Ferizajt, kandidatët më të votuar janë: Agim Aliu me 20,917 vota, i cili ishte edhe bartës i listës, pasuar nga Burim Bajrami me 1,344 vota, Sebahate Sadiku me 1,030 vota, Selim Marevci me 727 vota, Lulzim Abazi me 712 vota, Sedat Ismajli me 668 vota, Heset Maliqi me 430 vota, Njomza Vata me 411 vota, Sylejman Metushi me 407 vota dhe Lumnije Morina me 383 vota.

Kandidatja më e votuar nga Lëvizja Vetëvendosje për Asamblenë e Ferizajt është Fatbardha Reka me 10,033 vota, e ndjekur nga Brahim Osmani me 801 vota, Amir Rexhepi me 549 vota, Hysen Hyseni me 529 vota, Yllkë Neziri Hyseni me 461 vota, Xhevat Sallahi me 452 vota, Ramadan Ramushi me 427 vota, Arbnor Murseli me 424 vota, Arbenita Berisha me 411 vota dhe Naser Beqiri me 395 vota.

Kandidati më i votuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për Asamblenë e Ferizajt është Visar Azemi me 7,918 vota, i pasuar nga Besnik Salihu me 438 vota, Jehona Mustafa Krasniqi me 311 vota, Egzona Selimi me 293 vota, Sakip Haliti me 289 vota, Bashkim Haliti me 282 vota, Shkurte Krasniqi Neziri me 270 vota, Astrit Grainca me 268 vota, Burim Sadiku me 260 vota dhe Adnor Berisha me 253 vota.
