19,11,2024

Ferizaj përfiton afro 25 milionë euro nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik për projektin e trajtimit të ujërave të zeza

Must Read

Gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës, Naim Ferati, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyçi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka pritur në një takim ministrin e zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka të shoqëruar edhe nga zv. ministri i kësaj ministrie, Xhavit Zariqi si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Qeveria lokale e Ferizajt sot ka marr zotimin e ministrit të zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka i cili gjatë vizitës që i bëri sot Komunës së Ferizajt ka premtuar se brenda pak javësh do të filloj të zbatohet një projekt madhor për trajtimin e ujërave të zeza në territorin e Ferizajt, problem ky i kamotshëm për banorët e disa zonave në territorin e Ferizajt.

Këtij lajmi i është gëzuar edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka thënë se ministri Lluka është në Ferizaj për të dëshmuara edhe një herë se Qeveria e Republikës së Kosovës, është jashtëzakonisht mbështetëse ndaj projekteve, ndaj qytetarëve të komunës sonë, duke pasur parasysh që Ferizaj paraqet një qendër shumë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, paraqet një qendër shumë të rëndësishëm si për nga numri i banorëve, por po ashtu edhe për nga kapacitete biznesore që i ka.

“U dakorduam që të shtyjmë përpara çështjen e trajtimit të ujërave të zeza, sepse tashmë e dimë që projekte të tilla janë zhvilluar nëpër komuna të tjera të Kosovës, dhe ne u dakorduam që Ministria e Zhvillimit Ekonomik të mbështesë projektin që më në fund do të bëhet trajtimi i ujërave të zeza edhe sa i përket Komunës se Ferizajt. Gjithashtu u dakorduam edhe sa i përket edhe projekteve të efiçiencës, respektivisht kursimeve dhe sigurisht që gjetëm mbështetjen e plotë sepse tashmë është pjesë e agjendës së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik efiçienca e energjisë, por në të njëjtën kohë morëm mbështetjen e ministrit për bizneset, respektivisht për krijimin e kushteve më të mira për të bërë biznes, duke pasur parasysh faktin se shumica e kërkesave që kanë të bëjnë nga bizneset kryesisht janë kërkesa që kanë të bëjnë me energji stabile, respektivisht me kapacitete të sigurta të furnizimit me energji. Komuniteti i biznesit në Ferizaj, sidomos në dy zonat që kemi krijuar si komunë, por edhe komunitetin e bizneseve në Greme pikërisht kanë kërkesa të tilla furnizimin cilësor dhe të duhur me energji elektrike”, ka thënë Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Ndërkaq ministri Lluka u zotua se do të ofrohet gjithë përkrahja e nevojshme për realizimin e këtij projekti të shumëpritur. “Pra është trajtimi i ujërave të zeza për Ferizajn, është një projekt prej 25 milionë eurosh që do të kushtoj dhe do të financohet nga fondet e huaja dhe përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ku do të ketë një kontribut edhe Qeveria e Republikës së Kosovës, por edhe Komuna. Ne presim që shumë shpejt pritet të fillojë ky projekt që si afat e kemi dhënë deri në fund të muajit qershor, por mund të filloj edhe me parë. Gjithashtu rëndësi të madhe ka edhe infrastruktura energjetike në vend dhe nëse dëshirojmë t’i mbështesim bizneset është më rëndësi që të kemi energji të sigurt dhe stabile në vend, dhe u pajtuam po ashtu edhe me Kryetarin e Komunës, të bashkëpunoj më afër me KEDS-in dhe KOSTI-in për arsye që duhet të rriten kapacitete energjetike për të përkrahur bizneset e Ferizajt”, ka thënë ministri Lluka.

Në këtë takim mes Kryetarit të Ferizajt Agim Aliu dhe ministrit Lluka diskutua edhe për funksionimin e ndërmarrjeve publike, gjegjësisht qasjes së qeverisë lokale dhe nivelit qendror për modernizimin e tyre dhe rritjen e efikasitetit të punës së këtyre ndërmarrjeve.

Ferizaj pritet që gjatë muajve në vijim të marr mbështetje të fuqishme edhe për projekte të natyrave të tjera siç është fondi i punësimit apo financimi i ideve kreative për ndërmarrësi të reja. Për fondin e punësimit u bë e ditur se janë të inkuadruar edhe disa ministri të tjera të cilat së shpejti me bashkë koordinim edhe me komunën tonë do të sjellin rezultatet e para.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img