17,11,2025

Ferizaj: Për një javë Prokuroria ka ngritur 73 aktakuza

Must Read

Prokuroria Themelore në Ferizaj vetëm gjatë kësaj jave ka ngritur gjithsej 73 aktakuza.

Ajo ka paraqitur katër kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe ka marrë nëntëmbëdhjetë aktvendime për fillim të hetimeve.

“Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj jave, janë ngritur gjashtë aktakuza (6) dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit. Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur gjithsej 64 aktakuza, ka bërë dy kërkesa për caktim të paraburgimit dhe gjithashtu ka marrë njëmbëdhjetë (11) aktvendime për fillim të hetimeve. Ndërsa, Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë kësaj jave ka ngritur tri (3) aktakuza dhe ka marrë tre (3) aktvendime për fillim të hetimeve”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj zotohet për luftën kundër kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img