10,03,2025

Ferizaj për herë të parë shënon Ditën Olimpike

Must Read

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt për herë të parë në Ferizaj, kanë shënuar Ditën Olimpike në Ferizaj. Pjesëmarrës të kësaj miniolimpiade ishin fëmijët e lindur në vitin 2008 të cilët u tha se janë fëmijët, gjenerata e Pavarësisë së Kosovës meqë kanë lindur në vitin e pavarësisë.

Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, si dhe përfaqësues nga Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar të gjithë pjesëmarrësit duke ua kujtuar se kjo ngjarje sportive do të mbetet e rëndësishme edhe për shkak të karakterit historik dhe si aktivitet unik.

Në Ditën Olimplike në Ferizaj, morën pjesë mbi 200 fëmijë të të gjitha shkollave fillore të qytetit ndërsa u dhanë 20 medalje për 10 më të mirët. Aktiviteti u tha se do të jetë tradicional dhe këta fëmijë do të garojnë në vrapim edhe në vitet e ardhshme.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbyllet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova” – shkak rrëshqitja e dheut

Autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin e 27-të, është mbyllur pasi ka rrëshqitur dheu. Kjo u bë e ditur nga Ministria...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img