Në zyrën e Prokurimit në Ferizaj ka filluar për herë të parë hapja e ofertave përmes programit E-Prokurimi
Sipas menaxherit të zyrës së prokurimit Feim Ibrahimi, ky proces jep mundësin që të gjitha procedurat e prokurimit të kryhen më shpejt dhe efikase
“Por edhe ofertuesit nëse hasin në vështirësi të aplikimit në mënyrë elektronike ju jepet mundësia të ofertojnë në mënyrë fizike, siç ka qenë më herët” ka thënë Ibrahimi.
E-Prokurimi është program i hartuar nga Qeveria e Kosovës për të lehtësuar mënyrën e kontrollimit dhe mundësuar transparencë më të mirë gjatë hapjes së ofertave.