Komuna e Ferizajt, nën menaxhimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik po organizon Panairin e bizneseve ku pritet të marrin pjesë edhe biznese ndërkombëtare, që është një rast I mirë edhe për bizeset ferizajase për një bashkëpunim me bizneset ndërkombëtare.
Për të dhënë një informacion më të detajuar nesër, me 07.06.2022 nga ora 14:30 ka ftuar bizneset ferizajase në sallën e Kuvendit komunal.
Ky panair do të jetë i mirëseardhur për bizneset prodhuese dhe përpunuese.
Ftesë për bizneset
Ftohen të gjitha bizneset prodhuese dhe përpunuese të Komunës së Ferizajt, që nesër (e martë) me datën 07.06.2022 nga ora 14:30 në sallën e Kuvendit të Komunës që të marrin pjesë në sesionin informues lidhur me Panairin i cili do të mbahet në muajin Korrik nga kompania ndërkomtare EUROSTEP.
Panairi do të mahet me datat 02 dhe 03 Korrik 2022 në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton”. Në këtë panair do të kenë mundësi bizneset ferizajase të kenë takime B2B me bizneset ndërkombëtare dhe të lidhin marrëveshje bashkëpunimi mes vete.