27,12,2024

Ferizaj: Organizohen për herë të parë garat me xhipa në Kosovë

Must Read

Ferizaj.08.10.2017. Paraditën e së dieles dhjetra shoferë pasionantë të automjeteve të rënda apo siç njihen edhe si xhipa sportivë janë grumbulluar në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj për t’u nisur më pas në fshatin Neredime ku do të zhvillojnë një garë interesante në mes vete.

Kjo garë u tha se po organizohet për herë të parë në Kosovë ndërsa komuna e Ferizajt ka dhënë mbështetjen e nevojshme.
Organizimin e kësaj gare të veçantë sportive e ka përshëndetur i pari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, i cili ka thënë se kjo ngjarje do të mbetet e shënuar në historinë e sportit ferizajas. Ai u shpreh i lumtur që komuna që udhëheq po merr primatin e një vendi të dashur për sportistët e të gjitha sporteve.
“Unë jam shumë lumtur që Ferizaj po merr primatin e organizimit të njërës nga garat më të veçanta që është organizuar ndonjëherë në këto zona. Në këtë sport që ndoshta për Kosovën është ende i panjohur dhe pa ndonjë traditë të organizimit të garave ,por që Ferizaj po fillon dicka të tillë. Në këtë mënyrë mobilizohet opinioni dhe krijohen mundësi për njohje dhe bashkëpunim më të mirë në mes këtyre garesve që po marrin pjesë . Unë jam shumë i sigurtë që edhe ky sport i veçantë nodoshta edhe i rrezikshëm ndonjherë sepse zhvillohet me automejte që tërheqin me 4 rrotë, po bëhet atraktiv për të rinjtë tanë të cilët janë konkurentë madje edhe mbi nivelin e konkurentëve nga shtetet e zhvilluara të BE-së. Unë e përgëzoj organziatorin për këtë garë e cila do të mbetet e shënuar në historinë e Ferizajt dhe të gjithë këtyre garuesve ju dëshiroj suksese dhe shëndet të plotë pa ndonjë lëndim” tha kryetari Svarqa në fjalën e tij.

Ndërkq organizatorët nga klubi Off Road Kosova “Kastrioti” thanë se duke parë garat e tilla në shtetet fqinje kanë dashur që një risi sportive ta sjellin edhe në Kosovë.
“Si garë ky aktivititet nuk ka qenë shumë e njohur por ne si klub kemi dashur që ta mbajmë dhe ta bëjmë të njohur edhe këtu. Nuk është sport i lehtë por kur ka një vullnet në mes shoferëve dhe organizatorëve arrihet të bëhet një garë e mrekullueshme” tha Klubi Hajredin Çerkini nga klubi Off Road Kosova “Kastrioti”.

Në këtë garë me xhipa në Ferizaj po marrin pjesë edhe klube të këtij sporti nga Shqipëria , Maqedonia dhe Mali i Zi të cilët e kanë vlerësuar si shumë të mirë mikpritjen dhe organizimin në Ferizaj. Kurse për fituesin e garës është paraparë një shpërblim prej 2 mijë eurosh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img