27,04,2024

Ferizaj nuk e harron veteranin e arsimit, e viziton në Ditën e Mësuesit

Must Read

Një delegacion nga Ferizaj , në Ditën e Mësuesit kësaj vizituar veteranin më të vjetër të arsimit në trojet shqiptare Abdullah Shabanajn.
Për të nderuar këtë veteran të arsimit i cili punoi në Ferizaj qysh në vitin 1942 mori rrugën për në Elbasan edhe veterani i arsimit ferizajas Ibrahim Hyseni së bashku me Tefik Ajvazin, drejtoreshën Ganimete Konjufca dhe Hajrullah Ademin zyrtar komunal.

Për mësuesin e parë të gjuhës shqipe në Ferizaj përveç kujtimeve nga vitet  e para të punës së tij datë e veçantë edhe data 20.Maj.2008, ku emri i tij u vendos në një pllakë nderi në shkollën ku ai dha mësimet e para në Ferizaj.

 

 

 

Shabanaj është normalisti më i vjetër në Shqipëri i cili jeton akoma. Ai ka lindur më 1923 në Elbasan. Pas përfundimit të ciklit mësimor në Normalen e Elbasanit u emërua nga Ministri i atëhershëm i Arsimit , Ernest Koliqi, në vitin 1942 si mësues në shkollën fillore në Ferizaj. Shabanaj nga ajo kohë nuk e ndali punën e mësuesit deri në pension.
Për dy vite radhazi ai u mësoi ABC-në e gjuhës shqipe nxënësve në Ferizaj, përkatësisht në fshatin Talinoc.
Edhe në këtë moshë ai ende mbanë mend emrat e nxënësve të asaj kohe dhe ngjarje nga ato vite të punës në Ferizaj.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img