20,12,2025

Ferizaj nikoqir i shumë bizneseve ndërkombëtare në panairin që pritet të mbahet së shpejti

Must Read

Gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit të Komunës, është mbajtur sesion informues për bizneset prodhuese dhe përpunuese të Komunës së Ferizajt, lidhur me panairi ndërkombëtare që pritet të mbahet me 2 dhe 3 korrik në Ferizaj, i organizuar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në bashkëpunim me kompaninë ndërkombëtare EUROSTEP.

Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, ka thënë se përpos promovimit bizneset do të kenë mundësi të krijojnë dhe kontakte direkte me bizneset e vendeve të ndryshme, që do të marrin pjese dhe do të kenë mundësi të lidhin marrëveshje direkte për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Panairi ndërkombëtar do të mbahet në Palestrën e Sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj, ndërsa bizneset që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë panair, mund të lajmërohen tek Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjeje në Ferizaj

Gjatë muajit nëntor 2025, në qytetin e Ferizajt, në katër raste të ndara vjedhjeje, konkretisht në markete, në rrugët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img