Drejtoria e Infrastrukturës në Ferizaj po bënë përgatitjet e fundit që pas pak ditësh të filloj të realizoj projektet kapitale për vitin 2018. Në mesin e tyre është projekti “Bashkimit i qytetit” dhe një varg projektesh të tjera për asfaltime, ujësjellës dhe kanalizime në pjesë të ndryshme të qytetit.
Drejtori,Arbër Bytyqi, tregon se janë në përfundim të procedurave projektuese apo tenderuese që pas pak ditësh të fillojnë edhe punimet. Bytyqi thekson se kjo është një qasje e re qe projektet e planifikuara sivjet po ashtu të fillojnë të realizohen sivjet.
“Ne si qeverisje komunale kemi disa projekte të mëdha që do të zhvillohen ditëve në vijim. Sa i përket projekteve më madhorë që janë për qytetin e Ferizajt vlen të përmendet “Bashkimi i Qytetit” , nënkalimi për vetura në fshatin Varosh, Nikadin dhe në rrugët “Fehmi Agani”-’”Lina Reka”. Gjithashtu është një projekt i madh në rikonstruktimin e rrugës Varosh-Gërlicë, gjithashtu zgjerimi i rrugës “Rexhep Bislimi” deri në autostradë, ndërtimi i Sallës së Sporteve në fshatin Greme. Të gjitha këto janë projekte me vlerë milionëshe dhe që kanë një rëndësi të veçantë për komunën e Ferizajt, e të cilat janë edhe premtime të kryetarit Aliu para fushatës për realizim dhe është një shembull i ri në qeverisjen lokale pas i që premtimet kryesore po fillojnë realizimin në vitin e parë të qeverisjes. Deri më tani kemi arritur që disa projekte janë në fazën e projektimit e disa tjera janë në fazën e tenderimit. Projekti “Bashkimi i qytetit” është në fazën e projektimit detal. Pas përfundimit të kësaj faze do të filloj faza e tenderimit për caktimin e fituesit për realizimin e projektit detal. Rruga Gërlicë-Varosh është tenderuar si rrugë dhe jemi në fazën e zgjedhjes së operatorit për kryerjen e punimeve. Zgjerimi i rrugës nga rruga “Rexhep Bislimi” deri në kyçjen në autostradë është në fazën e tenderimit. Gjithashtu në fazën e tenderimit është edhe ndërtimi i Sallës së Sporteve në fshatin Greme. Janë të gjitha këto projekte të mëdha, projekte të cilat do ti japin frymën dhe formën e një qyteti modern qytetit të Ferizajt” ka thënë Arbër Bytyqi, Drejtor i Infrastrukturës.
Veç projekteve që kanë një kosto më të madhe të realizimit, për vitin 2018 janë planifikuar të realizohen edhe disa projekte që kanë një kosto më të ulët por që janë mjaft të nevojshme për jetën e qytetarit.
Drejtori Bytyqi duke përmendur këto projekte pohon se do ti kushtohet një vëmendje edhe cilësisë së punimeve nga se ka pasur mjaftë telashe në projektet që kanë nisur të realizohen edhe më parë.
“Është projekti i riparimit të kanalizimit në rrugën “Halil Alidema” , një projekt që është përcjellë me vështirësi të shumta. Besoj që gjatë kësaj qeverisje do ti jepet edhe zgjidhja përfundimtare. Pastaj është kanalizimi fekal në rrugën “Viktor Hygo” e gjithashtu edhe gypi i ujësjellësit, asfaltimi i rrugicave në fshatin Cërrnillë, asfaltimi i rrugicave në fshatin Zllatar, Nerodime e Epërme. Jemi në fazën e projektimit të zgjerimit të rrugës te lagja e Sherretëve me rregullim komplet të infrastrukturës nëntokësore, rregullimi I gjelbërimit në fshatin Pleshinë e ku i bashkëngjiten edhe disa projekte tjera që janë shumë të rëndësishme për banorët e këtij fshati. Edhe kanalizimi në rrugën”At Nik Prelaj” gjithashtu është një projekt për rrugën e cila në vitet e fundit është ballafaquar me vështirësi shumë të mëdha gjatë viteve të fundit si pasojë e problemeve me kanalizim, dhe një numër I madh I projekteve që jemi duke u përgatitur për të filluar realizimin. Tani po presim që nga prokurorimi të bëjë zgjedhjen e operatorëve dhe menjëherë pas kësaj ne jemi të gatshëm të fillojmë realizimin e këtyre projekteve.” ka thënë Bytyqi
Komuna e Ferizajt për projektet kapitale të vitit 2018 ka një buxhet rreth 1 milion euro, ndërsa lista e projekteve është dashur të shkurtohet para pak muajsh për shkak të mjeteve financiare për të gjitha projektet e planifikuara, transmeto Televizioni Liria.
Ferizaj në prag të nisjes së realizimit të projekteve madhore që kanë kosto milionëshe (video)
Must Read