29,04,2024

Ferizaj në Paneuropa

Must Read

Përfaqësues të Paneuropa Kosova, z. Kushtrim Hyseni, dr. Burimi Karameta dhe z. Gëzim Kokollari sot përfunduan pjesëmarrjen në Konferencën e Paneuropa në Münich – Dillingen të Gjermanisë.

Gjatë tre ditëve të punës në këtë Konferencë dhe Kongres në 40 vjetorin e Paneuropës së të rinjve kontributi Kosovës ishte vlerësuar nga përfaqësuesit e Paneuropës duke vënë theks të veçantë pjesëmarrjes së Kosovës dhe Shqipërisë si pjesë e përbashkët e Evropës së Bashkuar dhe të Zhvilluar.

“Gjatë këtyre ditëve patëm rastin dhe kënaqësinë të takojmë dhe bisedojmë për shumë gjëra të rëndësishme personalitete të shquara si: z. Berndt Posset- president i Paneuropa Union Deutschland (ish deputet i Parlamentit Evropian dhe njohës i shkëlqyeshëm i çështjes së Kosovës dhe Evropës juglindore në përgjithësi), z. Frank Kunz – Kryetar i qytetit Dillingen a. d. Donau, z. Johanes Hintersberger – zv. Ministër i Ministrisë së Punës, Saciale, Familjes dhe Integrimeve, z. Franziskus Posselt – Paneuropa – Jugend Detscheland dhe shume personalitete tjera nga Evropa dhe Azia” tha Burim Karameta

Përveç tjerash  në këtë konferencë u diskutua edhe për organizimin e një Konference të përbashkët të Panuropa në Prishtinë dhe Ferizaj në pjesën e parë të vitit 2017.

15057880_10209680165633305_187454980_n 15058026_10209680165553303_2090604361_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img